06,11,2024

Zuckerberg nënshkruan vdekjen e celularëve të mençur

Must Read

Nuk është sekret se Mark Zuckerberg po zhvendosë qëllimet e Facebook drejt realitetit virtual – një teknologji që sjellë imazhet digjitale në botën reale.

Në konferencën F8 të këtij viti, Zuckerberg tregoi planin ambicioz 10-vjeçar të kompanisë, i cili ishte zbuluar për herë të parë më 2016.

Sipas këtij plani, Facebook pret që t’i kthehet inteligjencës artificiale, lidhjes së internetit dhe realitetit virtual dhe të zmadhuar në pjesë të ndryshme të bizneseve gjatë dekadës së ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Për të shënuar ngritjen e realitetit të zmadhuar, një pjesë e madhe e planit, Zuckerberg zbuloi platformën “Efektet e Kamerës” – një set veglash për zhvilluesit që të ndërtojnë aplikacione të realitetit të zmadhuar të cilat mund të qasen nga aplikacioni ekzistues i kamerës në Facebook.

Kjo teorikisht do të hapte derën që Facebook të ketë fenomenin e ardhshëm si “Pokemon Go”. Duke folur për këto plane në konferencë, Zuckerberg tregoi se si mund të keni një ekran virtual në dhomën tuaj, më të madh se TV.

“Nuk kemi nevojë për një televizor fizik. Mund të blejmë një aplikacion ‘TV’ për 1 dollar dhe ta vendosim atë në mur dhe ta shikojmë”, tha Zuckerberg për USA Today para kësaj konference.

“Është mahnitëse kur mendon se sa shumë gjëra fizike të cilat i kemi, nuk kanë nevojë të jenë fizike”, tha ai.

Nuk është vetëm TV-të. Kjo filozofi mund të zgjerohet edhe tek celularët e mençur, orët e mençura, tabletët, gjurmuesit e fitnesit ose çdo gjë tjetër që ka ekran.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

100 fermerë ferizajas përfitojnë motokultivatorë nga Drejtoria e Bujqësisë

Në hapësirën para Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, pasditen e sotme u ndanë 100 motokultivatorë për 100...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img