10,03,2025

ZRRE propozon tarifën ditë-natë në vend të dimër-verë

Must Read

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka prezantuar strukturën e re tarifore, sipas së cilës lirohet çmimi i energjisë në dimër dhe shtrenjtohet energjia në verë, duke e bërë një baraspeshë mes dy sezoneve.

Me anë të këtij propozimi, nuk do të ketë më tarifë dimër dhe verë, por do të ketë tarifa më të lira gjatë natës.

Me këtë strukturë, sipas raportimit të KTV-së, nuk ka ndonjë ulje të çmimit të faturimit, në pjesën dërrmuese të grupit tarifor, pos një ulje të vogël në kategorinë e familjarëve dytariforë.

Çmimi do të balancohet, por pagesa me të lirë do të vlejë pas orës 22 deri në orën 7 të mëngjesit. Palët e interesuara do të kenë kohë deri në fund të këtij muaji të dërgojnë vërejtjet dhe komentet, ndërsa vendimi për këtë propozim me apo pa ndryshime, do të hyjë në fuqi më 1 prill.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbyllet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova” – shkak rrëshqitja e dheut

Autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin e 27-të, është mbyllur pasi ka rrëshqitur dheu. Kjo u bë e ditur nga Ministria...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img