28,04,2024

Zotohet Nikoliq: Kosova nuk do të jetë kurrë anëtare e OKB-së, përderisa…

Must Read

“Është duke u bërë një presion i madh ndaj vendeve që nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësinë e Kosovës, për ta bërë atë, por ne do të luftojmë më gjithë forcën tonë dhe kurrë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, përderisa Serbia të ketë miqtë e saj në këtë organizatë”, ka thënë Nikoliq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar, se problemi i Kosovës e ka përcjell që prej fillimit të mandatit të ti, se çdoherë ka parë gjithë atë presion që iu është bërë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.

Sipas tij, të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovës e kanë kuptuar se si Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe përkundër vazhdimit të presionit nuk do të jetë e mundur që ta njohin atë.

“Kjo është qartë për të gjithë dhe nuk është nevoja të fshehët, gjithashtu, këtë ia kam thënë edhe nënpresidentit amerikan, Joe Biden”, tha Nikoliq.  /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img