“Është duke u bërë një presion i madh ndaj vendeve që nuk e kanë njohur të ashtuquajturën pavarësinë e Kosovës, për ta bërë atë, por ne do të luftojmë më gjithë forcën tonë dhe kurrë i ashtuquajturi shteti i Kosovës nuk do të bëhet anëtare e OKB-së, përderisa Serbia të ketë miqtë e saj në këtë organizatë”, ka thënë Nikoliq para gazetarëve, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar, se problemi i Kosovës e ka përcjell që prej fillimit të mandatit të ti, se çdoherë ka parë gjithë atë presion që iu është bërë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën.
Sipas tij, të gjitha vendet që nuk e kanë njohur Kosovës e kanë kuptuar se si Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe përkundër vazhdimit të presionit nuk do të jetë e mundur që ta njohin atë.
“Kjo është qartë për të gjithë dhe nuk është nevoja të fshehët, gjithashtu, këtë ia kam thënë edhe nënpresidentit amerikan, Joe Biden”, tha Nikoliq. /Lajmi.net/