05,05,2024

Zjarri përfshinë edhe malet e Komogllavës (Foto/Video)

Must Read

Ferizaj.12.08.2017. Rreth mesditës zjarri ka përfshirë edhe malet e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Nga ora 12:00 deri  rreth orës 17:00 zjarrfikësit e Ferizajt ishin në  luftë me zjarrin në fshatin Komogllavë i cili ka shpërthyer në tre lokacione të ndryshme.

Zjarret kishin kapluar malet në rrugën e Bondsteelit , afër Bechtel&Enke si dhe në lokacionin e tretë afër shtëpive.

Por falë intervenimit të ekipeve të zjarrfikësve të Ferizajt, edhe përkundër vështirësive  është arritur që zjarri të lokalizohet dhe të shuhet plotësisht.

Në video janë momente ku edhe ekipet kishin vështirësi  edhe me furnizim me ujë për shkak  të komunikacionit të dendur.

Por se kanë vështirësi kjo tregon kur nëpër rrugët e qytetit kthehej makina e zjarrfikësve e cila kishte të gjitha sinjalizimet e ndezura dhe askush nuk merret mundin ti hapë rrugë. (Maikinat e zjarrfikësve furnizohen me ujë vetëm në bazën e zjarrfikësve)

Foto të bëra nga zjarrfikësit Mirvan Kamberi dhe Avni Reka,udhëheqës i ndërrimit, nga ekipi i parë dhe video e bërë nga zjarrfikësi Senat Musliu nga ekipi i dytë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img