22,12,2024

Zjarri në burg, rrëfimi i babait të viktimës: Autoritetet gënjejnë, djalin ma vranë

Must Read

Dyert e mortit prej ditës së djeshme, ai mohon që 25­ vjeçari të ketë pasur probleme psikologjike, siç janë shprehur më parë burime pranë burgut të Lezhës.

Nuredin Sula u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të zbardhin ngjarjen, pasi, siç thotë ai, në mungesë të drejtësisë nga shteti shqiptar, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Flamur Sula u gjet i asfiksuar në qelinë e tij. Institucionet përgjegjëse nuk kanë ende një version përfundimtar së kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila gati përfundoi në kufijtë e një tragjedie.

Dyshimet janë për një sherr mes të burgosurve, por që kjo nuk është faktuar ende. Ndërsa babai i të ndjerit kërkon të zbardhet kjo ngjarje, e cila, sipas tij, nuk është aksidentale. Familjarët hedhin akuza edhe në lidhje me faktin se të dënuarit e tjerë janë shprehur se policia e burgut nuk u ka hapur dyert që në momentet e para. Për këtë shkak dhe shumë dyshime të tjera të familjes Sula, ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës. Z. Nuredin, si e morët vesh lajmin për vdekjen e djalit tuaj? Unë, në fakt, mora vesh që kishte rënë zjarr në burgun e Shënkollit dhe menjëherë hapa televizorin për të parë, pasi aty në qeli kisha dhe djalin tim. Pas një ore nga ngjarja, u tha se ka dhe një viktimë e më pas pashë që ai ishte djali im, Flumur Sula. U tronditëm shumë për ngjarjen që kishte ndodhur dhe menjëherë jemi nisur drejt morgut të Tiranës, sepse na thanë se atje e kishin çuar trupin. Derisa mbërrita, më dukej e pabesueshme, por kur shkova aty, pashë që kishte marrë fund jeta e tij. Kur keni folur për herë të fundit me djalin tuaj? Hera e fundit që unë kam folur me të ka qenë një muaj më parë.

Ai më tha se ishte shumë mirë, duke më thënë se do të lirohej shumë shpejt nga burgu. Që prej asaj kohe pastaj nuk kam folur asnjëherë me të dhe atë çfarë është thënë në media, se ai ka kontaktuar 10 minuta para ngjarjes me familjarët, nuk është aspak e vërtetë.

Prej sa kohësh ishte djali juaj në burg dhe pse ishte arrestuar? Djali im është arrestuar një vit më parë. Ka ardhur Policia dhe ma kanë marrë te shtëpia, pasi ishte grindur në Milot dhe kishte plagosur me armë një person. Prej një viti ai ishte në paraburgim, pasi nuk ishte dënuar akoma me vendim të formës së prerë.

A ka pasur probleme psikologjike djali juaj? Unë jam i bindur se djalin ma kanë vrarë dhe asgjë nuk ka ndodhur aksidentale. Nuk është e vërtetë se Flamuri ka pasur probleme psikologjike. Ai ka qenë në gjendje shumë të mirë. Për të shfajësuar veten, institucionet ia lënë fajin të vdekurit. Kjo më duket e papranueshme dhe ajo që është thënë, se gjasme ka pasur probleme psikologjike, na ka vrarë për herë të dytë neve si familje, pasi nuk është aspak e vërtetë.

Mua djalin erdhën ma morën te shtëpia të gjallë dhe ma prunë të vdekur nga një shtet kriminelësh, që ka futur nëpër burgje njerëz pa precedentë. Unë kërkoj që të zbardhet e vërteta. Unë nuk e lë këtë punë deri në Strasburg. Atë e kanë vrarë vetë ata. Kur folët me të, ju shfaqi ndonjë problem gjatë bisedës? Jo, asnjë problem. Gjithç­ ka ishte normale dhe e ritheksoj se djalin tim e kanë vrarë qëllimisht, pasi ai nuk kishte asnjë arsye për t’i vënë flakën vetes. E theksoj se ai.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img