Ndërtesën e ish gjimnazit të vjetër në Ferizaj sot sërish e ka kapluar zjarri.
Në orët e pasditës për herë të dytë persona të papërgjegjshëm siërish I kanë vënë zjarrin ndërtesës së iish gjimnazit në Ferizaj.
“Kjo është herë e dytë që dikush qëllimisht po I vë zjarrin. Ky zjarr është I qëllimshëm dhe dikush po tenton që ta djeg këtë ndërtesë. Ne kemi intervenuar edhe sot dhe kemi shuar zjarrin” thonë në Brigadën e Zjarrfikësve, transmeto Ferizajpress.
Kjo ndërtesë kohë më parë është kërkuar edhe nga komuniteti i artstëve që të bëhet meremetimi dhe të shfrytëzohet nga ta.
Në këtë ndërtesë filloi punën edhe shkolla e parë shqipe në këtë Ferizaj, në vitin 1941 me drejtorin e parë nga Shkodra, Fadil I. Hoxha.
Por si duket edhe kjo ndërtesë, nëse mbetet pa kurrëfarë kujdesi do të ketë fatin e ndërtesës s ëish spitalit të gjinekologjisë në Ferizaj I cili pas disa tntimeve të vënies së zjarrit tanë është rrënuar.


