Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Dëshmitarët thonë se zjarri rrezikonte edhe ndërtesat më të reja, por për fat asnjëra prej tyre nuk u përfshi nga zjarri.
Bëhet fjalë për një lagje me rrugë të ngushta dhe ndërtesa të shpeshta, kështu që depërtimi i zjarrfikësve ka qenë i vështirësuar.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Strugës erdhën kolegët e tyre nga Ohri. Në betejën me zjarrin që shkaktoi panik të gjerë, përveç zjarrfikësve u përfshinë edhe shumë struganë.
Sipas inspektimit në terren mund të konkludohet se është bërë një dëm i madh material ndërsa struganët thonë se nuk mbajnë mend një zjarr të tillë në qytetin e tyre.
Edhe pse zjarri për herë të parë është shfaqur në një nga shtëpitë, ku askush nuk ka jetuar dhe me shpejtësi të madhe është përhapur në ndërtesat tjera, arsyeja e shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet.
.