02,05,2024

Zhvillohet java e 2-të e garës maratonike për gjuhë angleze

Must Read

Të Shtunën, më 14 Tetor,  u zhvillua java e dytë e garës komunale në gjuhë angleze e quajtur ENGVID. Kjo ngjarje e rrallë për qytetin e Ferizajt organizohet nga shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. Gara zhvillohet në 10 javë dhe përfundon më 20 Prill 2018.
Në javën e dytë morën pjesë 181 nxënësit më të mirë të kualifikuar pas javës së parë, të cilët përballë tyre kishin një video dokumentar në gjuhën angleze dhe po ashtu një test, ku në formë të shkruar përgjigjeshin për videon në fjalë. Vërehej një gërshetim në mes disponimit dhe energjisë shumë pozitive tek nxënësit në njërën dhe emocioneve e frikës për rezultatin e tyre gjatë dhe pas testimit.
Në disa intervista të shkurta të zhvilluara me nxënësit, këta të fundit u shprehën shumë të kënaqur me formatin unik të garës me anë të së cilës po e përmirësojnë anglishten e tyre dhe po ashtu po e sfidojnë vetën me nxënësit më të mirë të komunës së Ferizajt.
Numri i nxënësve të eliminuar nga kjo javë është 36 ndërsa 145 të tjerë u kualifikuan për javën e tretë. Nxënësit e eliminuar në këtë javë kishin mbledhur më pak pikë në dy javët e para dhe aventura e tyre në këtë garë përfundon këtë javë.
Nxënësit më të spikatur ishin Vanesa Maksuti (Gjon Serreçi) dhe Anita Hoxha (5 Dëshmorët e UÇK-së) të cilat arritën më së shumti pikë, nga 24 dhe kështu përmirësuan dukshëm renditjen e tyre në tabelën e klasifikimit. Me nga 47 pikë, garës i prijnë nxënëset Alonë Varoshi, Elza Slishani, Erisa Çerkini dhe Mira Asllani.

Nxënësit më të suksesshëm në finalen e Prillit 2018, do të shpërblehen si në vijim:

Vendi i parë 300 euro + 1 roman në gjuhën angleze;
Vendi i dytë 150 euro + 1 roman në gjuhën angleze;
Vendi i tretë 50 euro dhe një roman në gjuhën angleze;

Ndërsa 40 nxënësit që renditen në 40 pozitat e para do të marrin pjesë në një ekskursion 1 ditor nëpër Kosove, gjatë Prillit të vitit 2018.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img