Ditën e enjte, më datë 19 prill, është zhdukur një vajzë në Ferizaj.
Polica përmes raportit të sotëm policor, ka thënë se rastin e ka raportuar në polici nëna e saj një ditë më pas, më 20 prill.
“Nga data e cekur vajza ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Policia, gjithashtu njofton se rasti është duke u hetuar nga ta.