30,04,2024

Zgjedhjet në Serbi, një shqiptare në krye të listës

Must Read
Ardita Sinani

Ajo thotë se femra në Luginën e Preshevës është e përfaqësuar mirë në institucione dhe politikë. Por, do të luftojë për më shumë të drejta.

Ardita është mësimdhënëse dhe beson se është koha që shqiptarët të luftojnë për të drejtat e tyre me çdo mjet demokratik. Femra në politikë, sipas saj, krijon atmosferë më të qetë.

“Nëse femra është aktive dhe në pozicione vendimmarrëse, atëherë besoj se nuk do të ketë korrupsion, ligji do të zbatohej, do të kishte drejtësi dhe punët do të ecnin në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik.

Sinani thotë se do të shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të ngritur zërin në një zonë që ka pasur mjaft konflikte.

“Për shqiptarët e Luginës së Preshevës më e rëndësishme është të ulet numri i të papunëve, te ketë një zhvillim ekonomik sepse jemi zona më e pa zhvilluar në të gjithë territorin e Serbisë”, vijon ajo.

Shqiptarët në Luginën e Preshevës garojnë kryesisht në zgjedhjet lokale për shkak të bojkotit, por pjesëmarrja e tyre do të jetë edhe për ato parlamentare./ Top Channel

The post Zgjedhjet në Serbi, një shqiptare në krye të listës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img