29,03,2024

Zgjedhjet në OVL UÇK dega në Ferizaj

Must Read

Shumë të respektuar veteranë të UÇK-së nga qyteti ynë i Ferizajt. Zgjedhjet në degën tonë janë afër përfundimit, duke ju bërë thirrje që sa ma masovikisht të merrni pjesë në këto zgjedhje desha të ndaj me ju disa çështje që besoj se janë me rëndësi për të gjithë ne.

Proceset nëpër të cilat kaluam këto vite të pasluftës nuk ishin edhe të lehta, shpesh u përballëm me sfida nga më të rëndat si ato ekonomike, sociale, shpirtërore etj, për të cilat nuk mund të themi se jemi të kënaqur ngase  dikur besuam, ëndërruam e luftuam për më shumë ideale për më shumë  vlera, më shumë dashuri për veten e shtetin tonë.

Jo të gjitha ëndrrat bëhen realitet, po ajo kryesorja u bë, bëmë shtetin tonë. Shtetin e Kosovës i cili është edhe një hap më shumë në realizimin e atij betimi që dikur bëmë në male për Bashkimin Kombëtar. Ëndërr e cila nuk do të shuhet më kurrë.

Proceset  evolojnë e bashkë me to duhet që edhe ne të jemi në hap me zhvillimet e reja.

Besoj që këto zgjedhje ju dhe unë presim më shumë nga organet drejtuese  të OVL-së që do të zgjidhen nga ju.

Besoj që kryesia që do të zgjidhet do të duhej ta ketë një plan, një vizion me të qartë dhe më të vendosur seç patëm deri më tani.

Kryesia e re do të duhej fillimisht ta ketë nja databazë të saktë  të  gjitha Veteranëve të UÇK-së në komunën tonë.

Kjo databazë do ta mundësonte që më lehtë të identifikohen nevojat  e ndryshme si në çështje punësimi, strehimi, përkrahje me plane të biznesit në nivel lokal e qendror tek institucionet tona e ndërkombëtare. Ngase di që Veteranët janë ata që ende mund të kontribuojnë edhe në punësim të  tjerëve, e jo që në të bëhemi raste sociale.

OVL- UÇK-së e ka obligimi statutar që të ruaj e promovoj vlerat e luftës, andaj kryesia e re duhet të hartoj plane e të realizoj tubime, tryeza, simpoziume shkencore, takime me nxënës dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë që të promovojë këto vlera të larta Kombëtare.

Kryesia e re duhet që ti përkrah e promovoj botimet  apo veprat e ndryshme artistike që kanë të bëjnë me luftën e fundit të UÇK-së. Qofshin ato libra, shfaqje, filma, piktura apo të tjera.

Kryesia e re duhet të caktoj qartë kritere për ndërtimin e Busteve, Shtatorëve të Dëshmorëve të Kombit ngase nuk mund të vazhdojmë të ndërtojmë  këso monumente vetëm për ata që kanë të holla e mundësi për ta bërë një gjë të tillë. Është përgjegjësi e jona që këtë çështje të ndjeshme të vejmë në binaret e duhur.

Kryesia e re duhet t’u përmbahet strikt përvjetorëve e homazheve, dhe ato të jenë vetëm data zyrtare si ajo e Çlirimit, Dita e Dëshmorëve,  28 Nëntori etj…

Pavetëdije dhe pa qëllim të keq kemi bërë ndarje të dëshmorëve ngase në një përvjetor kemi me qindra qytetar në homazhe e në tjetrin vetëm familjarët apo nganjëherë as ata.

Të dashur bashkëluftëtar, kemi edhe shumë për të bërë. Ne mund të bëjmë edhe më shumë ngase ne jemi ata që dikur bëmë që të realizohen ëndrrat e secilit nga ne. Kemi obligime ndaj shokëve tanë që s’janë më me ne, e që janë brenda nesh e shpirtit tanë.

Shkruan : Nexhat Shahini

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img