01,02,2025

Zëvendësministri Ramadan Ilazi merr pjesë në konferencën e Institutit ASPEN

Must Read

Si pjesë e grupit të Ballkanit Perëndimor të Institutit ASPEN Gjermani, gjatë kësaj jave Zëvendësministri për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi ka qëndruar në Berlin, për të marr pjesë në konferencën e Institutit ASPEN me teme: “Ballafaqimi me Radikalizmin, Nacionalizmim, dhe Ndarjet: Si të promovohen më mirë shoqëritë liberale, gjithëpërfshirëse, e multi-etnike?”
Pjesëmarrës të kësaj konference ishin përfaqësues të politikës, qeverisë e të shoqërisë civile nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit ku së bashku është diskutuar për tema të rëndësishme për rajonin tonë si: ballafaqimi me të kaluarën, pajtimi, ekstremizmi i dhunshëm si dhe bashkëpunimi rajonal
“Gjatë kësaj konference kisha kënaqësinë të takoj dhe diskutoj për situatën në Kosovë me z. Hoyt Yee zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës qendrore dhe qendrore-jugore, me Ministrin e Shtetit për Evropën, Michael Roth, me përfaqësues të Zyrës së Kancelares Merkel si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shfrytëzova këto takime të kërkoj përkrahje më të madhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës. Progresi në procesin e integrimit evropian për Kosovën nënkupton zhvillim, demokratizim dhe stabilitet politik” ka thënë Ilazi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img