03,07,2025

Zëvendësministri kërkon nga populli që të mblidhen mjete financiare për Ushtri

Must Read

Zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi, ka bërë thirrje që të grumbullohen në mënyrë vullnetare mjete financiare për mbështetjen e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë ftesë Kelmendi e ka bërë përmes profilit të tij në ‘facebook’,  ku kërkon armatosjen e Ushtrisë së Kosovës.

“Kudo ku gjinden shqiptarët në botë, pos votimit të Ushtrisë së Kosovës me 14.12.2018, në Kuvendin e Kosovës, ftohen të mbledhin vullnetarisht mjete financiare për të ndërtuar dhe armatosur këtë ushtri”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Express.

Sipas tij gjendja aktuale në Ballkan është e rënduar.

“Kërcënime ka nga veriu dhe jugu. Shqiptarët janë në tehun e sulmeve neofashiste serbe dhe greke. Ta ndihmojmë ushtrinë tonë”, ka përfunduar Kelmendi.

Këto thirrje të tij vijnë pak ditë para datës së caktuar për votimin e projektligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img