13,11,2024

Zeka: Ligji për Sigurimet Shëndetësore, diskriminon sektorin privat

Must Read

Këto ishin disa nga arsyet që Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar pezullimin e nisjes së mbledhjes së premiumeve.

Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka në një intervistë për Ekonomia Online, sipas të cilit Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë e gatshme dhe nuk ka plotësuar një sërë kriteresh të parapara me Ligjin për Sigurimet Shëndetësore.

“Pse duhet qytetarët ose të punësuarit të paguajnë për diçka, apo për një shërbim të cilin nuk do të mund të fillojnë ta marrin ose ta gëzojnë që në ditët e para të pagesës për të”, ka thënë Zeka.

“Për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk ka qenë e gatshme, nuk ka plotësuar një sërë kriteresh të cilat kanë qenë kërkesa ligjore të parapara me Ligjin për Sigurimet Shëndetësore para se të fillojë me mbledhjen e premiumeve, dhe duke bërë thirrje që vazhdimisht mos të lejohet shkelja e ligjeve të caktuara, atëherë e kemi parë realisht të palogjikshme që një institucion shtetëror, në këtë rast Ministria e Shëndetësisë të kaloj në një veprim, e cila e shkel ligjin në disa kritere të parapara”, ka thënë ai.

“Disa prej veprimeve të ministrisë në pikëpamje tona natyrisht kanë sugjeruar që natyrisht ministria po diskriminon sektorët ekonomik në këtë rast sektorët e kujdesit shëndetësor, favorizohen institucionet publike derisa lihen anash institucionet private të kujdesit shëndetësorë. Edhe ne kemi thënë që me një ligj tjetër siç është Ligji për Shëndetësinë është parim kyç që të dy sektorët duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Zeka.

“Kanë qenë këta faktorë të cilët i përmenda dhe ajo çka është më e rëndësishmja mosgatishmëria e ministrisë as në aspektin e krijimit të listës së shërbimeve, as në aspektin e krijimit të çmimores së shërbimeve, pajisja e qytetarëve ose pajisja e të siguruarve me kartela ose dokumente të tjera për verifikimin e gjendjes shëndetësore të cilat e kanë bërë të pamundur edhe të palogjikshme nisjen e mbledhjes së premiumeve”, ka thënë Zeka.

Sipas variantit të ofruar nga Ministria e Shëndetësisë, biznesi e po ashtu edhe të punësuarit obligohen që nga data 1 janar 2017 të paguajnë nga 3.5 për qind nga paga e tyre që në totalin e tyre shumën prej 7 për qind të pagës për ta paguar tarifën për sigurimet shëndetësore, edhe pse në 6-mujorin e parë nuk do të ketë kurrfarë shërbimesh mjekësore që ofrohen aktualisht në spitalet e shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img