20,12,2025

Zbulohet rivali i fundit i Shqipërisë para Evropianit

Must Read

Kombëtarja-e-Shqipërisë-2-840x420

Ukraina do të jetë kundërshtari i fundit i kombëtares shqiptare para Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Kuqezinjtë do të luajnë një miqësore me Ukrainën më 3 qershor, tetë ditë para se të sfidojnë Zvicrën në turneun francez.

Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit me një komunikatë për media të martën mbrëma.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët ukrainas për të zhvilluar një miqësore midis dy kombëtarëve në kuadër të përgatitjeve për finalet e Evropianit ‘Francë 2016’.

Sipas akordit, takimi Shqipëri-Ukrainë do të luhet në datën 3 qershor në stadiumin e Bergamos ’Atleti Azzurri d’Italia’ dhe do të nisë në orën 20:30”, thuhet në kumtesën e FSHF-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img