01,05,2024

Zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të luftëtarit Qazim Shehu

Must Read

Ferizaj.27.08.2017. Të dielën në fshatin Greme të Ferizajt, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të luftëtarit të tri luftërave çlirimtare Qazim Shehu.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin familjarë të Qazim Shehut, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, drejtues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtare të veteranëve të luftës nga Maqedonia si dhe shumë mysafirë të tjerë.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur se ferizajasit kanë marr pjesë në të gjitha betejat me të ashpëra që janë zhvilluar gjatë luftës në Kosovës e njëra ndër to ishte edhe beteja më e ashpër për të thyer kufirin shqiptaro -shqiptar e për të gëzuar lirinë që kemi sot.

“Me zbulimin e kësaj pllake përkujtimore në nderim të Qazim Shehut, kemi vendosur edhe një gur mbi memorien kolektive për të kaluarën tonë, jo të largët për simbolin e lirisë, pavarësisë, luftëtarin e çmuar Qazim Shehun, por edhe për pjesën më të ndritshme të historisë sonë kombëtarë që ka kulmuar me Pavarësinë e Kosovës. Ne sot jemi krenar që jetojmë të lirë dhe na është dhënë mundësia që t’i nderojmë dhe përkujtojmë luftëtarët siç është edhe Qazim Shehu. Komuna e Ferizajt, ka qenë gjithkund ku është zhvilluar lufta e fundit në Kosovës, ka qenë në çdo beteje. Luftëtaret e Ferizajt, kanë marr pjesë edhe në Dukagjin, Drenice, ne Llap, Gollap dhe në Koshare. Na mbetet një obligim të gjithë neve që të shënojmë në memorien tonë, veprën e tyre në mënyrë që edhe brezat që vine ti përkujtojnë me pietet dhe me obligimin për nderimin ndaj tyre”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe Fazli Veliu nga shoqatat e dala nga lufta e Maqedonisë, Shukrije Ramadani bashkëshortja e dëshmorit Agim Ramadani si dhe Rafiz Sejdiu, kryetar i shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj.

Në emër të familjes të pranishmit i ka përshëndetur babai i luftëtarit Qazim Shehu Ilaz Shehu, i cili falënderoi të gjithë që bënë të mundur që djali i tyre të gëzojë një pllakë përkujtimore në fshatin Greme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img