15,11,2024

Zbulohet mbishkrim ilir në piramidat ilire në Bosnje? (Foto)

Must Read
Vendi ku pretendohet se jane piramidat ilire

Kështu, Ruzhdi Morina nga Suhareka është marrë një kohë të gjatë për të hulumtuar këto mbishkrime.

Në hulumtimin e tij, të cilin e zbulon për portalin albeu.com, Morina është fokusuar te një mbishkrim i gjetur brenda piramidave, ku pretendon se ky shkrim vërteton lidhjen e piramidave me ilirët.

Në foton e mësipërme është njëri ndër artefaktet që është gjetur në piramidat e Bosnjës të ndërtuara diku mbi 12000 vite më parë, sipas dy analizave laboratorike të bëra në Gjermani (njëra në fugat e ndërtimit e tjetra mbi nje fosil të gjetur mbrenda).

Aty është shkruar apo skalitur “E SΛ 2SKE”. Megjithatë, këto piramida janë kontestuar nga arkeologët kosovarë, me argumentin se ilirët nuk kanë ndërtuar piramida.

piramidat

Ja si e sqaron Ruzhdi Morina mbishkrimin në foton e mësipërme:

“Unë jam nisur nga fjala SKE që në shikim të parë të duket në kuptimin “nuk ke” apo s`ke, por s`ke i takon të t`folurit bashkohor andaj duke e ditur se vendëndodhja e artefaktit është në viset veriore ilire jam bazuar në dialektin verior gegë ku edhe vjen kuptimi SKE me një zanore që nuk shkruhet me alfabetin tonë por thuhet një fonem “e” mes e-së dhe ë-së në kuptimin SKE=SKEJ që ende përdoret në popull apo SKAJ në gjuhën e unisuar.

Shkronja e parë “E” mund të varieroj si: e, dhe edhe apo eh etj.

Fjala e mesit ” SΛ” na kujton fjalën SËLL, SËLLE, SËLLTE apo SALL e cila përdoret ende ngapak në veriun e Shqipëris (Shkoder etj) Kosovë e gjetiu por jo në jugë dhe ka kuptimin VETËM apo veq, Dhe do të vijmë në përfundimin e shkrimit “e sëll skej”.

Por duke i shtuar edhe shkronjën që i ngjanë 2-shit të anuar (në foto nënvizuar me ngjyrë të verdhë) që sipas alfabetit glagolitik është shkronja “ts” apo “c” dhe po të njejtën shkronjë e gjejmë në alfabetin e Elbasanit edhe më të anuar në të majtë dhe që i referohet shkronjës Ç.

Nisur nga argumentat e mësipërm, dalim në në përfundimin se “E SΛ 2SKE” apo “E SLL Ç`SKE” ose “EH SËLL Ç`SKEJ” apo “Eh vetëm (ta shohësh) çfar skaji”,duke mos i mohuar natyrën shumëkuptimore të fjalës SKAJ.

Përndryshe si ndajfole SKE=S’KE do të ishte “…E S’LË QË S’KE””

Duke parë rëndësinë që ky artefakt është shkrim i para hiroglifeve që vërteton ndërtimin e piramidave në fjalë nga iliro-pellazgët dhe shumë vlera të të veqanta, Morina për Portalit Albeu.com i bën thirrje institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës të finacojnë një analizë laboratorike të këtij artefakti për të provuar periudhën e saktë të ndërtimit të këtyre piramidave pasi kanë një vlerë të veçantë për kombin dhe historinë shqiptare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img