22,12,2024

Zbulohet kamp emigrantësh afër Kumanovës, aty po ndodh trafikim me njerëz (Video)

Must Read
emigrantet / arkiv

Pas mbylljes së rrugës Ballkanike, trafikimi i emigrantëve është shndërruar në biznes që sjellë fitim të mirë. Emigrantët janë në gjendje të paguajnë deri në një mijë euro vetëm të kalojnë nga Greqi në Maqedoni, e më pas në Serbi për të vazhduar rrugine  tyre drejt Evropës.

Por pagesa nuk është gjëja më e keqe që u ndodh atyre, gjatë rrugëtimit ata shumë herë takohen nga grupe kriminele që i vjedhin dhe i rrahin emigrantët.

Në mars të këtij viti, ekipi i TV 21 zbuloi një kamp ilegale ku po mbaheshin emigrantët dhe alarmoi Policinë, por këta të fundit arritën me vonesë dhe nuk arritën të arrestojnë asnjë nga ata që po i mbante emigrantët, kurse edhe vet ata artritin që të ikin.

Një ditë më vonë një numër i madh i forcave policore u stacionuan në Vakciz dhe Llojan, pikërisht në fshatrat ku po kalonin emigrantët.

Por siç duket asgjë nuk ka ndryshuar, trafikimi i emigrantëve vazhdon edhe tash.

Ekipi i TV 21 ka zbuluar edhe një të tillë.

Ky kamp ndodhet në afërsi të fshatrave të Kumanovës, dhe është një territor shumë i vështirë për tu ecur.

Aty vërehet se ka shumë persona e edhe fëmijë.

Kjo pjesë është në zonën kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Të frikësuar nga kamerat disa prej tyre kanë shpjeguar se aty qëndrojnë nga katër apo pesë ditë dhe pastaj vazhdojnë rrugën për në Serbi e Hungari.

Në kushte tepër të vështira, në mungesë të kushteve elementare dhe parave, ata përdorin disa panel të vegjël për të mbushur me bateri telefonat e tyre në mënyrë që të ketë të paktën ndonjë lloj qasje me botën.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=W0ncYwasEHs?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Zbulohet kamp emigrantësh afër Kumanovës, aty po ndodh trafikim me njerëz (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img