29,04,2024

Zbulohet arsyeja përse Presidenti Ivanov nuk do të jetë në Maqedoni ditën e referendumit

Must Read

Agjencia e lajmeve MIA paradite kërkoi konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij lajmi nga kabineti i presidentit, por që aty nuk mori asnjë qëndrim zyrtar për atë nëse presidenti me të vërtetë nuk do të jetë i pranishëm në vend më 30 shtator, një datë shumë e rëndësishme për historinë e Maqedonisë.

Mediat citojnë se sipas kabinetit të tij, Ivanovi do të pengohet që të japë votën e tij” “pro” apo “kundër”, pasi që do të përfaqësojë Maqedoninë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Nga kabineti i tij thonë se udhëtimi zyrtar do ta pengojë Ivanovin që të jetë prezent për të dhënë votën e tij për referendum, pasi sistemi i rotacionit për pjesëmarrje në mbledhjet e OKB-së e pamundëson pjesëmarrjen e tij në dy vende. Në marrëveshje mes dy institucioneve, Qeveri-Presidencë, këtë herë në OKB do ta çojë Ivanovin.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila fillon çdo vit në të martën e tretë të shtatorit, do të mbahet nga 25 deri më 30 shtator. Sipas orarit paraprak të pjesëmarrësve në debatin kryesor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të shpallur në faqen e tyre, presidenti Ivanov do të ketë prezantimin e tij më 27 shtator në seancën e mëngjesit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img