19,04,2024

Zbulohet arsye e fluturimit të helikopterit që u rrëzua në liqe

Must Read
Helikopteri i rrëzuar

Një burim pranë grupit të hetimit i tha TCH se, në referim të dokumentacionit të sekuestruar rezulton se helikopetri “EC 145” është përdorur për trajnimin e ushtarëve në regjimentin e Farkës.I tillë ishte edhe plaifikimi vjetor për fluturimet që do të kryheshin për ushtarët në këtë regjiment.

Por ndërsa janë pyetur një grup ushtarakësh të lartë në këtë bazë, pritet të rimerret në pyetje i mbijetuari i tragjedisë, ushtari Gerald Baramuça, i cili gjatë fazës paraprake të hetimeve nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Me shumë mundësi, thanë burimet, i riu ka qenë nën shok traumatik dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mbante mend asgjë. Top Channel e filmoi Baramuçën në Spitalin Ushtarak teksa kryente vizitat nën mbikëqyrjen e policisë ushtarake. Ai jo vetëm që refuzoi të jepte një deklaratë, por u soll armiqësor me median.

Deri më tani është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni edhe kreu i bazës ajrore, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar hetimi adminstrativ i urdhëuar nga Ministrja e Mborjtjes.

Prokuroria ka thirrur ekspertë të aviacionit, të cilët do të kryejnë ekspertizën e helikopterit të shkatërruar, ndërkohë që e vetmja shpresë mbetet karta e memories që pritet të çkodohet në Gjermani.

The post Zbulohet arsye e fluturimit të helikopterit që u rrëzua në liqe appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img