17,08,2025

Zbulohen rrethanat e vdekjes së Almir Dacit

Must Read
Almir Daci

Kur kanë kaluar pak ditë nga mësimi i lajmit për vdekjen e Almir Dacit, tanimë po dalin në dritë edhe rrethanat e tërthorta të ngjarjes, teksa familjarët më kot presin ardhjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit.

Nga fillimi i prillit e deri më tani, agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri, kanë mundur të vjelin informacione të rëndësishme për rrethanat e vrasjes, ku më kryesorja është ajo e përdorimit të pogradecarit për misione tepër të vështira.

Që në krye të herës, duket se Daci ishte tepër i sigurt që ishte ngritur në përgjegjësi dhe kishte fituar besimin në radhët e shefave të ISIS, porse gjithsesi nuk duhet të harronte se mbetej gjithnjë nën urdhrat e tyre, sepse komandimi dhe menaxhimi i Kalifatit është e drejtë ekskluzive e vendasve, pra sirianëve dhe irakianëve, shkruan gazeta Shqip.

Daci bënte pjesë tek të huajt, pra ishte mes armatës së xhihadistëve që kishin shkuar për të luftuar në tokat e Shamit (Siri dhe Irak).

Kësisoj, besohet se Daci është dërguar me mision luftimi në frontet më të ashpra të luftimeve, ku ka gjetur vdekjen.

The post Zbulohen rrethanat e vdekjes së Almir Dacit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kjo është lista e kandidatëve nga LVV për Kuvendin e Ferizajt

Ferizaj, 16.08.2025Lëvizja Vetëvendosje, dega në Ferizaj, ka bërë publike listën e kandidatëve për Kuvendin e Komunës së Ferizajt për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img