12,01,2026

Zbulohen detaje nga video-skandali i ministrit shqiptar, vajza masazhatore në zyrë

Must Read

Në fakt bëhet fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike.

Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qendër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.

Qendra e masazhit ka ‘ofruar’ një vajzë e cila është transportuar për në zyrë të ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmonë me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner.

Pas rekrutimit nga institucionet e huaja  të shërbimit secret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimeve, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.

Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance, shkruan Boldneis.al. Me herët kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

The post Zbulohen detaje nga video-skandali i ministrit shqiptar, vajza masazhatore në zyrë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img