Lajme

Zbogar: Ende nuk është caktuar data e lëvizjes së lirë të kosovarëve në Schengen

By FerizajPress

May 04, 2016

Përfaqësuesi i BE’së Samuel Zbogar ka thënë se ende nuk është caktuar data e lëvizjes së lirë të kosovarëve, nëse vendet anëtare i thonë po rekomandimit të BE’së për heqjen e vizave. Ai nuk ka mundur të pohojë nëse kjo do të ndodhë edhe këtë vit. Zbogar ka thënë se duhet të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi para hyrjes në fuqi të udhëtimit pa viza. Po ashtu, ka kërkuar që kosovarët të luftojnë edhe korrupsionin.