15,10,2024

Zbardhen SMS-të mes biznesmenëve të drogës Çiço dhe Molla: Hë vëlla mbërriti betoni…më ke futur në borxhe

Must Read

Pas kapjes së ngarkesës së parë, grupi i trafikut ka porositur një ngarkesë të dytë me heroinë në fund të muajit tetor dhe në nëntor 2015.

Tuncdemir kishte arritur të trafikonte 15 kilogramë heroinë nga Turqia për në Greqi. Pasi ka arritur ta sillte këtë sasi heroine në Selanik, shtetasi turk është lidhur me biznesmenin Jurgen Molla, për të realizuar transportimin e lëndës narkotike drejt Athinës. Jurgen Molla ka kërkuar ndihmën e Shyqyri Kotorrit, i cili, sipas Prokurorisë, dyshohet se ka pasur rrjetin e tij të trafikimit, transportimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në Greqi. Në këtë kohë, Prokuroria ka kryer përgjime të personave të dyshuar, ku në një prej mesazheve të zbardhura Jurgen Molla i shkruan Arif Çiços:

“O vëlla unë kam një muaj e ca që jam duke pritur. Isha në borxh, më fute në borxh, për një javë e asgjë që ta nis burrin e huaj në Greqi kot të rri atje, jo sot jo nesër, ne i patëm ndryshe muhabetet. Ti sheh vetëm hallet e tua. Se më fut mua në borxh e në siklete, po e shoh që nuk të bëhet vonë vëlla”. Pas këtij mesazhi, Arif Çiço i kthen përgjigjen: “Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai”. Më pas, Jurgen Molla ka biseduar me Shyqyri Kotorrin, duke i kërkuar një njeri në Greqi, që mund të bëjë transportin për llogari të Jurgenit, në adresën e dërguar nga Arifi.

Një ditë më pas, Jurgen Molla i shkruan mesazh Shyqyri Kotorrit (biznesmen ndërtimi që merret me beton): “O shok po gjete dikë ka mundësi të marr më shumë beton (dyshohet se “betoni” është fjala kod për heroinë) se sa folëm, se sapo më njoftuan”. Një ditë më pas, më 12 shtator 2015, sërish Jurgen Molla i dërgon një tjetër mesazh: “Hë vlla, mbërriti betoni? Se po presin punëtorët”.Edhe kjo ngarkesë është kapur nga policia greke, duke qenë se gjithçka ishte në përgjim. Më 21 dhjetor të vitit 2015, Policia greke ka arrestuar 8 pjesëtarë të grupit të Shyqyri Kotorrit, mes tyre dhe vëllain e tij, Edmond Kotorri, të cilëve iu gjet kokainë, heroinë dhe kanabis. /Panorama/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img