07,05,2024

Zariqi akuzon Muharrem Sfarqën dhe Agim Aliun  për punësime te paligjshme të militantëve partiak

Must Read

Xhavit Zariqi, Kandidat i AAK’s per kryetar te Ferizajit, ka thanë në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum se, qeverisja e kalueme ka qene pak ma ndryshe, ndersa nuk e mohon se asht investue ma shume.

“Megjitjate, kam dyshime ne cilesine e projekteve, sepse nuk asht mendue për projekte afatgjate”, thotë Zariqi, i cili ka shërbye si nënkryetar i Ferizajt gjate këtij mandati.

Ai thotë se, ne qytet asht punue pak, ndërsa ende ka udhë te paasfalltueme, shkruen Rrokum.TV

Tue fole për gjendjen e arsimit, Zariqi thotë se, shkolla janë ndertue mjaftueshëm, por cilësia len për te dëshirue.

Simbas tij, me Ramush Haradinajn kryeminsitër, Ferizaj me AAK ne pushtet ka me pase mundësi me përfitue investime.

Zariqi ka thane se, Kryeministri Haradinaj ia ka kërkue projektet për Komunën e Ferizajt.

Tue fole per aspektet e ndryshme te zhvillimit ne Ferizaj, Zariqi potencon se zakonisht subvencionet nga Komuna i kane perfitue anetarët e LDK’s.

Ne fund, ai ka lshue akuza ndaj dy kandidatëve, Muharrem Sfarqes të LDK’s dhe Agim Aliut të PDK’s.

“Te dy kane ba punesime te paligjshme të militantëve të partive të tyne me ane te CARITAS’it, e qe realisht te dy duhen me qenë në burg”./Rrokum.TV

Emisioni i plotë:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img