22,04,2025

Zaevi fton partitë shqiptare në frontin e gjerë të opozitës

Must Read
Zoran Zaev

“Në emër të parimeve për demokratizimin e Maqedonisë ftoj të gjithë qytetarët, të gjitha organizatat civile dhe partitë politike të mos marrin pjesë në zgjedhjet ilegjitime të cilat dëshiron të mbajë ky regjim autoritar më 5 qershor të vitit 2016”, deklaroi Zaev.

Ai ftoi partitë shqiptare të opozitës, që t’i bashkohen frontit të gjerë të LSDM-së.

“Ne kemi pasur takime transparente me disa parti të bllokut shqiptar. Unë i ftoj të gjitha partitë opozitare që të mbështesin këto vlera demokratike. Ne e përgatitëm tekstin e platformës, por prapa këtij dokumenti mund të qëndrojmë të gjithë të barabartë”, vijoi ai.

Fronti i LSDM-së kundër Nikolla Gruevski është zgjeruar së fundmi me 13 parti të koalicionit opozitar maqedonas, që të shtunën firmosën platformën Për Rikthimin e Demokracisë në vend.

The post Zaevi fton partitë shqiptare në frontin e gjerë të opozitës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img