22,12,2025

Xhudisti i Klubit Kastrioti nga Ferizaj në garën me të gjitha Universitetet e SHBA-ve, mer vendin e dytë.

Must Read

Xhudisti i Klubit te Xhudos Kastrioti nga Ferizaj, Yll Dalladaku I cili është aktualisht si pjesëtarë i FSK-së duke studiuar në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në SHBA, West Point, mori pjesë në gara në xhudo ku pjesëmarrës ishin të gjitha Universitetet e SHBA-ve.
Në garat e Kampionatit Kombëtar (National Championships) të organizuar nga Asociacioni I Kolegjeve Kombëtare të Xhudos (National Collegiate Judo Association, NCJA), Yll Dalladaku në kategorinë deri 81 Kilogram, në divizionin elitarë ka zënë vendin e dytë duke arritur të gjitha fitoret deri në finale. Yll Dalladaku ka ndihmuar edhe Kolegjin e tij West Point që në këto gara të zënë vendin e dytë si ekip në divizionin elitarë për meshkuj.
Kjo garë është mbajtur në shtetin e Teksasit në SHBA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img