Këtë të diele u mbajt Turneu ndërkombëtarë “Nënë Tereza” në Shkodër.
Në këtë turne morën pjesë Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria.
Klubi ferizajas “Kastrioti” mori pjesë me 17 garues, ku 13 prej tyre arritën të stolisen me medalje.
Me medaljen e artë u stolisën Vlera Gashi dhe Lorian Hyseni.
Me medaljen e argjendtë u stolisën Sharr Veliu, Ermir Bytyqi, Euron Nazifi, Erza Sadriu, Medina Bunjaku, Leonat Qerimi dhe Korab Sadriu.
Me medaljen e bronztë u stolisën Etnik Hyseni, Maldit Mustafa, Erion Sallahu dhe Leart Bibaj.
Javën tjetër klubi ferizajas “Kastrioti” do të marrë pjesë në turneun “Mioki Open” që do të mbahet në Shkup.