11,09,2025

Xhavit Zariqi, zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Ferizajt

Must Read

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca ka vazhduar me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Me vota të fshehta, Kryesues u zgjodh Xhavit Zariqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili fitoi 41 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, i cili a thënë se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, në mënyrë që të ecin para.

Kuvendi Komunal i Ferizajt i ka 41 anëtarë të përfaqësuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje , Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Iniciativa qytetare “Ne Mundemi”, Iniciativa qytetare “Reformimi Demokratik për Ferizajn”, si dhe Partia e Ashkalinjëve të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img