22,12,2024

WikiLeaks zbulon: Kriza në Shqipëri, pjesë e email-it që Soros ia dërgoi Hillary-t

Must Read

Email-i thuhet se është dërguar më 24 janar të vitit 2011, nga adresa e miliarderit Soros, i cili është themelues i Fondit për Shoqëri të Hapur.

Sipas mediumi rus “Russia Today”, bëhet fjalë për protestat e 21 janarit të vitit 2011, të iniciuara na opozita e atëhershme, Partia Socialiste, para ndërtesës së Qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, transmeton lajmi.net.

“Situata në Shqipëri është shumë serioze dhe kërkohet një vëmendje e posaçme e qeverisë amerikane. Ndoshta jeni në dijeni se gjatë protestave në Tiranë, ka ardhur deri te vrasja e tre personave dhe dëmtim të objekteve”, shkruhet në email-in e Sorosit.

Në atë kohë opozita shqiptare, Partia Socialiste, kishte refuzuar të pranoj rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, përmes së cilave kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, kishte fituar një avancim të dukshëm, transmeton lajmi.net

Tutje në këtë email, Soros përveç tjerash, u kishte dhënë udhëzime amerikanëve se si mund të zgjidhet kriza në Shqipëri.

“Mendoj se është e nevojshme që shumë shpejtë të ndërmerren dy veprime: 1) Angazhim maksimal i bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të ndalin kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Ramën, nga protestat dhe retorika e ashpër; 2)Emërimin e një zyrtari të lartë evropian si ndërmjetësues”, shkruan Soros në email-in e tij.

Ai, përveç tjerash, propozoi tre kandidatë potencialë për zgjidhjen e krizës: Carl Bildt, Martti Ahtisaari dhe Miroslav Lajcak, me sqarimin se që të tre “kanë informacione të forta për Ballkanin”.

“SHBA dhe BE duhet të bashkëpunojnë në harmoni të plotë në këtë çështje, por duke parë aspiratën evropiane të Shqipërisë, BE duhet ta ketë rolin kryesor”, thuhet në letrën e Soros-it dhe, ka shtuar se zyra e tij në Tiranë “është duke e vëzhguar me interes situatën dhe, se mund të bëjë një analizë të pavarur të krizës”.

Pas disa ditëve kur ky email kishte arritur në adresë të Hillary Clinton, Bashkimi Evropian me të vërtet kishte dërguar kandidatin për ndërmjetësues, Miroslav Lajcak-un, për takime me liderët shqiptarë në Tiranë, për të zgjidhur krizën politike në vend./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img