13,10,2024

VV-ja tender PDK-së për kanalizimin e asamblistëve të LDK-së (Dokument)

Must Read

Një super strukturë e LDK-s së Mramorit të Prishtinës ishte pjesë e ekzekutivit në Komunën e Prishtinës derisa sa kryetar ishte Isa Mustafa. Por, ky fshat q njihet si bastion i LDK-së, vetëm tash i ka ardhur rendi që të rregullojë infrastrukturën që i ka mbetur pa e kryer.

‘Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit fekal në lagjen e fshatit Mramor’. Kështu quhet tenderi i fundit i Komunës s Prishtinës i cili i është dhënë kompanisë ‘Muratori’ e cila është në pronësi të asamblistit të PDK-s në Kuvendin Komunal të Drenasit, Lirim Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Krasniqi e ka paraqitur kt kompani n deklarimin e pasurisë n AKK dhe ky nuk është tenderi i vetëm që merr në institucionet publike.

Një garë shumë e ashpër ishte për të fituar këtë tender. Gjithsejtë 21 kompani garuan për të rregulluar kanalizimin në një pjesë të Mramorit. Çmimi më i lirë ishte i ‘Muratori’ me ofertë 187,518.25 euro.

Asamblisti i LDK-së, Shefki Gashi kishte deklaruar m shumë investime për at fshat nga i cili vjen edhe vet, nga ku thoshte se pushteti aktual e ka lënë anash për shkak të shtrirjes së madhe të LDK-së në at pjesë. Nga ky fashat është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-s, njëherësh ish drejtori komunal, Agim Gashi. Po ashtu nga ky fshat vjen edhe ish drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Muhamet Gashi dhe shefi i sektorit në Asamble, Zijadin Gashi. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img