15,11,2024

VV e shqetësuar për gjendjen e institucioneve shëndetësore

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, nëpërmjet një konference për media, shprehu shqetësim për gjendjen në të cilat ndodhen institucionet shëndetësore në Ferizaj. Shyqeri Hyseni nga nënkomiteti për shëndetësi i kësaj Lëvizje, tha se në vizitën që i kanë bërë ambulancës në fshatin Varosh kanë hasur në parregullsi të shumta. Ai tha se përveç që mungojnë gjërat elementare, në këto punkte vështirë se gjendet stafi mjekësor në orarin e punës.

“Vizituam këtë ambulancë dhe ja çfarë gjetëm aty, kjo ambulancë ngrohet me rrymë elektrike, po nëse ndalet rryma si do të ngrohen mjeku e pacienti, në korridor nuk ka fare ngrohje, karriget janë të kopshteve, e nuk ka minilaborator, nuk ka ekage, ka pak terapi ose nuk ka në sasi të mjaftueshme, në nyjet sanitare nuk ka ujë sepse janë të prishura, sepse kanë pëlcitur nga i ftohti i janarit dhe bora që kishte befasuar edhe kryetarin e komunës z.Svarqa”,tha Hyseni.

Lidhur me reagimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, se Vetëvendosje gjatë vizitave po bën presion, shantazh dhe po provokon personelin shëndetësor në vendin e punës, Hyseni tha se asnjë normë ligjore nuk ua ndalon vizitën nëpër institucione shëndetësore, ngase ata janë qytetarë të këtij vendi.

“Ata mund të akuzojnë kur të duan sepse e kanë mizën nën kapuq, ne kemi evidentuar asi parregullsi, asi mungesë, ne kemi evidentuar shumëçka, por nuk do të bëjmë publike tani sepse do të bisedojmë për secilën qendër veç e veç, ne shumicën e qendrave shëndetësore i kemi vizituar, na kanë mbetur edhe disa të cilat patjetër do t’i vizitojmë dhe nuk ka mundësi kush me na ndalë”,tha Hyseni.

Hyseni tha se gjatë vizitës nëpër institucione shëndetësore në Ferizaj, kanë marrë ankesa edhe nga vetë mjekët, të cilët sipas tij, kanë kërkuar të dinë se si është e mundur që ushtruesja e detyrës së drejtorit të jetë edhe koordinatore për cilësi, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img