26,05,2024

Vuçiqi erdhi, shikoi dhe fitoi!

Must Read

cufaj_juergen_sieckmeyer.1

Nga Beqë Cufaj

Veni Vidi Vici. Erdhi, shikoi, fitoi. Vuçiqi.

Një fundjavë politike së cilës askush në Kosovë s’do të donte t’ia sheh surratin më. Kur sheh Vuçiqin sesi, nuk sorollatet, por thjesht bën politikë në territor të një shteti dhe Republike fqinje, pushtetarët e së cilës betohen në çdo gjë që kanë (veç pasurisë së tyre jo!) se Kosova është shtet sovran. Kur sheh një Kryeministër të këtij shtetit, Isën, i cili i zënë ngusht me Vuçiqin në njërën anë dhe djalin e tij në anën tjetër, lan duart me ca postime Facebook-u e komunikata partie të cilat në pah nxjerrin veç pafuqinë e tij.

Dhe mjerimin e këtij shteti.

Kosova të dielen e 3 Prillit të vitit 2016 edhe njëherë dëshmoi me tërë qenien e saj që vazhdon të qëndron e patundur, prandaj e kalbur, në moçalin e saj politik, ekonomik, imoral. Në perversitetin e politikës e cila çdo gjë mund të jetë veçse normale nuk është.

Shikojeni një Kryeministër të një Shteti sovran i cili bën fushatë, i çon shërbimet e tij sekrete të hedhin bomba e gjuajnë armë në mëngjesin e hershëm në mënyrë që mëpas tërë ditën e lume me arsenalin e tij propagandistik nuk bën selfie as postime Facebook-u por thjesht u jep një leksion të madh, një leksion fundamental politikanëve të Kosovës: si bëhet fushatë në atë që ai thotë që s’do ta njeh kurrë si shtet: Kosovën (e tij!).

Leksion për Isa Mustafën për e me të cilin njeriu s’ka si të mos e sheh si të humburin e madh dhe në vazhdë në punën e tij, në detyrën e tij, në lartësinë prandaj edhe me cektësinë e postit që një shef Qeverie e ekzekutivi do të duhej ta kishte.

Leksion për Vetëvendosjen! e cila duke menduar që sot (veç asaj) në oborr e territor i hyri Vuçiqi, e pafuqishme që t’i avitet në orbitën e veprimit, mendoi, provoi dhe e sulmoi Mustafën duke nxjerrë në shesh bashkëpunimet në biznes të djalit të Isës me të famshmin dhe tmerrshmin e Ballkanit: Mishkoviqin.

Leksion për PDK-në e cila nuk çuditi aspak që tërë ditën e lume heshti. Heshti sepse ishin sidomos mediat e afërta me të ato që i fryen sa mundën zjarrit: edhe për Vuçiqin por edhe për Besnikun e Isës.

Leksion edhe për AAK-në e Nismën të cilat tashmë s’po dijnë ku janë e si janë. Gjithsesi të dy këto parti këtë të dielë ishin shumë më afër PDK-së. Sepse heshtën edhe për Vuçiqin edhe për Besnikun e Isës.

Ah po të mos e harrojmë: udhëtimin “urgjent”, prandaj tragjikomik, të Editës për në Vjenë a Bruksel- s’dihet ku saktësisht, por kryesorja ishte ajo fotoja e saj e famshme ku në prapavijë del Brukseli i vogël kundruall Editës së madhe, Editës së Harvardit, Editës, nënës së dialogut dhe negociatave. Editës e cila vazhdon ta durojë veten dhe të na torturojë me përrallat e saj për hapje urash e besë në Serbinë.

Them se Fushata e Vuçiqit në Kosovë ishte një leksion edhe për neve vëzhguesit e vdektarët krejt të zakonshëm të këtyre lojërave bizare në kurriz të popullit.

Shpesh e kam menduar dhe sot ndjehem i vërtetuar. Aq sa edhe duhet ta them: është fakt që ky dialogu me Beogradin e Prishtinën s’është gjë tjetër veçse një nevojë e brendshme e sidomos kësaj të fundit, Prishtinës, që të mbijetojë politikisht. Pozita, PDK e LDK, përmes “dialogut” (të përjetshëm me Beogradin) duke hequr fokusin në gjendjen katastrofale ekonomike, krimin e korrupsionin, nepozitizmin e izolimin. Opozita: e paaftë të nxjerrë tema tjera, të mirëfillta, vrapon pas lojës së pozitës. (Si s’mësojnë nga ky Vuçiqi i cili derisa u “transformua” s’e pat përmendur Kosovën por e shkallmoi Tadiqin me teme ekonomie e krimi në Serbi!)

Kurse Beogradi, Vuçiqi, tash i kthyer në atdhetar, edhepse e kishte humbur në luftë Kosovën, tash, dalngadalë por sigurtë, vazhdon të kthejë edhe territor edhe miniera e liqene e pse jo edhe t’ia vështirësojë jetën një shteti fqinj: pa e pranuar dhe duke e penguar kudo që mundet.

Këtë e dëshmoi edhe sot. Kur erdhi, shikoi dhe fitoi!

/© GazetaBlic.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img