Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nuk ndërhyn në vendimet e përditshme ose individuale politike të serbëve të Kosovës, si dhe në çështjen se a do të largohet Lista Serbe nga Kuvendi i Kosovës.
Numri një i ekzekutivit serb theksoi se ata do të kenë mbështetjen e Beogradit dhe shtoi se pa mëdyshje është e qartë se vendi i tyre është Serbia.
“Ata çdo ditë marrin vendime në interesin e tyre, sepse jetojnë në Kosovë , dhe e dinë mirë se çfarë është në interes të tyre”, ka shtuar ai.
Në insistimin e gazetarëve se a do ta braktis , Kuvendin e Kosovës Lista Serbe, Vuçiq përsëriti se ai nuk ndërhyn në vendimet politike të serbëve të Kosovës dhe ka shtuar se nuk di gjë nëse Lista Serbe po konsideron ta braktis parlamentin e Kosovës.
“Vetëm mos më jepni leksione dhe predikime patriotike për ata që e heqin Kosovën nga harta e Serbisë, ose që thonë se kroatët kishin të drejtë që të hyjnë në Knin … Vetëm sigurohuni që ata të mos iu japin leksione serbëve në Kosovë”tha ai.
Sipas raporteve të disa mediave Lëvizja Serbe “Dveri” në një video të postuar në Youtube ka prezantuar Serbinë pa Kosovën.