“Është shumë lehte që atë ta me fusni si thikë në shpinë”, ka thënë Vuçiq duke ju përgjigjur gazetarit gjerman gjatë konferencës se forumit Medial të Evropës Juglindore, transmeton lajmi.net.
Pyetja ishte se sa dallon ajo që bën sot në krahasim me kohën kur punonte si ministër i informimit dhe se a ka ndryshuar diçka.
Vuçiq ka thënë se i kishte 28 vjet kur ishte bërë ministër i informimit dhe atë në kohën e luftës.
“Ligji për mediat aso kohe ishte më i mirë se ky i vitit 2009, kurse askush nuk ishte ankuar për atë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se në atë kohë nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm që të kundërshtonte ata që i miratonin dhe i vënin në fuqi (ligjet).
Ai tutje ka shtuar se për këtë çështje ka folur shumë herë, e ka paguar çmimin politik dhe se qytetarët i kanë besuar për fjalët e thëna.
Të kujtojmë se Vuçiq aso kohe ishte edhe zëdhënës i kryeradikalit serb, Vojisllav Sheshel. Ai kishte thënë se për një serb të vrarë do t’i vrasin 100 boshnjakë. /Lajmi.net/
.