22,06,2024

Vuçiq nesër në Kosovë, qeveria hesht!

Must Read

vucic

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet që këtë të diel (nesër) ta vizitojë Kosovën. Këtë e ka konfirmuar shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Pavarësisht deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa i cili theksoi se ende nuk dihet nëse Vuçiq do të ketë mundësi ta vizitojë vendin tonë, qeveria ende nuk ka dalë me asnjë qëndrim zyrtar.
Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje nga zëdhënësi i qeverisë Arban Abrashi mirëpo nuk ka kthyer përgjigje.

Vizita e Vuçiqit të dielën nuk dihet se a do të bëhet me lejen e institucioneve të Kosovës apo pa  të.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img