29,04,2024

Vuçiq jep një lajm të madh, Rama së shpejti në Beograd me politikanë nga Kosova

Must Read

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentit e ShBA-së, Joseph Biden, i cili po qëndron për vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri serb ka deklaruar se gjatë bisedës më zëvendëspresidenti Biden, kanë folur edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pohuar se në takim me Biden ka biseduar edhe për të gjetur mënyrën që t’i përmirësojnë raportet, të dëmtuara nga shumë gabime.

“Për ne si Qeveri por edhe për mua personalish nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, ka thënë Vuçiq./lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img