18,07,2025

Vuçiq: Gjithçka nën 50 për qind të votave në Kosovë, është mossukses

Must Read

Aleksandar-Vucic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, njëherësh kryetar i Partisë Progresive serbe (SNS), ka bërë të ditur sot gjatë vizitës së tij në Kosovë, se gjithçka nën 50 për qind të votave nga qytetarët e Kosovës për Listën e përbashkët të rreth Partisë së tij, do ta konsideronte mossukses.

“Gjithçka që do të ishte nën 50 për qind të votave për Listën të cilën po e udhëheqë unë në Kosovë, mendoj se do të ishte mossukses I madh”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Ai më herët ka vizituar minatorët e Trepçës në Leposaviq, pastaj banorët e Zveçanit, ndërsa gjatë kohës kur po raportojmë është duke inauguruar Qendrën e re të onkologjisë në veri të Mitrovicës.

Mësohet se pas veriut të Mitrovicës, Vuçiq nën masa të rrepta të sigurisë do të vizitojë edhe komunën e Zubin Potokut. /KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img