Lajme

Vuante nga depresioni, 29 vjeçari vlonjat hidhet nga kati i gjashtë i banesës

By FerizajPress

April 06, 2016

Një shtetas 29-vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte dhe ka gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë”, në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Arian Diamantin, i cili, sipas policisë, dyshohet se është hedhur për shkak të depresionit, raporton TCh.

Sipas familjarëve, 29-vjeçari kishte probleme dhe vuante nga depresioni, pasi ishte kuruar disa herë në Greqi për këtë problem.