27,07,2024

Vritet në Siri xhihadisti që ideoi sulmin ndaj ambasadës amerikane në Tiranë në vitin 1998 (Foto)

Must Read

Njoftimi nga Pentagoni thotë se bombardimet kanë vrarë 11 operativë të Al Qaedas, përfshirë edhe një që përshkruhet si një anëtar “trashëgimie” me lidhje me Osama bin Laden.

Bombat e komanduara u hodhën në Idlib të premten e të shtunën, duke goditur një ndërtesë që përdorej për takimet e Al Qaedës, duke vrarë dhjetë operativë.

Goditja e së shtunës vrau Abu Hani al-Masri, për të cilin Pentagoni thotë se kishte lidhje me Bin Laden dhe me liderin aktual të Al Qaedas, Ayman al-Zawahri.

Al-Masri ka mbikëqyrur krijimin dhe aktivitetin e shumë kampeve stërvitorë të Al Aqedas në Afganistan in në vitet 80 e 90.

Al-Masri ishte themeluesi i Xhihadit Islamik Egjiptian, grupi i parë Sunit që përdori vetëvrasës me eksploziv në sulmet terroriste, sipas Pentagonit. Midis aktiviteteve të grupit ishte edhe sulmi i parealizuar kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë.

stata

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img