15,09,2025

Vrasje në dasëm në Ferizaj, dyshohet se e kreu një zyrtar policor

Must Read

Një zyrtar policor është arrestuar për vrasjen që ndodhi në afërsi të një restoranti dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka, i cili tha se në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe IPK-ja.

“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, tha Reka

Tutje, ai tha se viktima i përket vitit të lindjes 1935, teksa nuk i bëri të ditura motivet.

Ndërsa, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se dyshimet fillestare janë se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur ngjarja.

“Dyshimet fillestare janë se një zyrtar, jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë në këtë rast. Ekipet e IPK-së janë duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe njësitet tjera janë aty”, tha ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img