18,10,2025

Vrasje në Dragash, arrestohet një i afërt i viktimës

Must Read

Rreth orës 15:12, policia në Dragash ka pranuar një informacion nga Qendra e Mjekësisë Familjare i cili bënte me dije se aty kishte mbërri një person i gjinisë mashkullore me plagë në trup dhe pa shenja jete.

Njësite relevante të policisë dhe krim teknikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit. Vendi i ngjarjes dyshohet të jetë në një veturë në parkingun e pompës së karburanteve “Bashkimi Petrol” në Bresanë të Dragashit, transmeton Lajm.

“Hetuesit rajonal kanë bastisur një shtëpi në kërkim të provave dhe dëshmive materiale ku janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta. Po ashtu është sekuestruar edhe revolveri me numër serik U 00146 me pesë fishekë dhe një gëzhojë me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja. Në cilësi të personit të dyshuar është arrestuar një 48 vjeçar, i afërt me viktimën”, thuhet në raportin policor.

Në ditët në vazhdim pritet të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Trupi i pa jetë është dërguar për autopsi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përmbyll numërimin: Këta janë më të votuarit për Asamblenë Komunale

Ka përfunduar numërimi i votave në komunën e Ferizajt. Në zgjedhjet e së dielës, fitues për kryetar të kësaj komune...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img