U.D Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu, sipas propozimit të Këshillit Gjyqësor te Kosovës, ka dekretuar gjyqtarët e rinj me mandatë fillestar në nivel vendi të cilët sot zyrtarisht morën titullin Gjyqtarë të Republikës së Kosovës.
Konkursi ishte shpallur me datën 26 Nëntor 2025 për 15 pozita të lira për gjyqtarë në nivel të Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës, ku në testin kualifikues kishin kaluar 95 kandidatë, kurse ne testin me shkrim kishin kaluar 36 kandidatë ku prej tyre vetëm 15 kandidatë kishin arritur me sukses ta kalonin intervistën verbale për aq pozita sa janë kërkuar.
Në këtë listë të gjyqtarëve bënë pjesë edhe ferizajazi Rinor Frangu, që me sukses ka arritur ti kalojë procedurat e rekreutimit.
I njejti ka të mbaruar nivelin Master në programin E Drejta Civile dhe Pronësore në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, kurse Provimin e Jurisprudencës e përfundoi në dhjetor të vitit 2024.
Emrat e 15 kandidatëve që u dekreuan dhe u caktuan nëpër gjykatat themelore është si në vijim:
Labinot Murati—Gjykata Themelore Prishtinë Jasmin Aliti—Gjykata Themelore Prishtinë Dardan Beli— Gjykata Themelore Gjakovë Eliron Olluri—Gjykata Themelore Prishtinë Eduard Aliu—Gjykata Themelore Mitrovicë- dega Skenderaj Leonit Çoçaj—Gjykata Themelore Prizren- dega Dragash Naim Rexha—Gjykata Themelore Mitroivcë- dega Vushtrri Leudita Skoro—Gjykata Themelore Priezren- dega Suharekë Zanë Buçinca—Gjykata Themelore Ferizaj Rinor Frangu—Gjykata Themelore Ferizaj Asdren Selmani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Nobvobërdë Bardha Krasniqi—Gjykata Themelore Prishtinë Edita Ferati—Gjykata Themelore Prishtinë Gentrit Kuqani—Gjykata Themelore Gjilan- dega Novobërdë Labinot Demiraj—Gjykata Themelore Gjakovë- dega Rahovec.

