02,08,2025

Vrasja në Kukës, identifikohet viktima, kapet autori

Must Read

Policia thotë se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në fshatin Orgjos ka një konflikt mes dy personave.

Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi hetimor ku ka rezultuar se Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, rreth 25 vjeç, të dy banues në fshatin Orgjos të Kukësit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Kukës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për probleme hasmërie. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Besnik Berisha njofton largimin nga NISMA Socialdemokrate dhe ndërprerjen e aktivitetit politik

Ferizaj, 1 gusht 2025 – Besnik Berisha, një prej figurave të njohura lokale të Nismës Socialdemokrate dhe kryetar i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img