20,04,2024

Vrasja në Elbasan, për hakmarrje

Must Read

vrasja-640x380

Një 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së hënës në aksin nacional Elbasan-Metalurgji.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur për hakmarrje, duke rikthyer edhe një herë në vëmendje konfliktin e vjetër, që ka shënuar disa viktima, mes familjeve Çapja dhe Sheme.

40-vjeçari i vrarë është identifikuar si Sajmir Beqiri, vëllai i Gentian Beqirit, i vrarë në vitin 2012 e i dyshuar si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005. Në atë kohë nëna e Gentian Beqirit akuzoi publikisht familjen Çapja si autore të vrasjes.

Policia nisi hetimet ndaj Florenc Çapjas. Por ky i fundit paraqiti në polici dhe në media dokumenta si edhe pamje filmike nga pika doganore e Qafë Thanës, ku shfaqej qartë që në momentin e ekzekutimit të Gentian Beqirit ishte në Maqedoni, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova.

Vrasja e 40-vjeçarit Sajmir Beqiri vjen 2 muaj pas masakrës së Elbasanit ku gjeti vdekjen Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërkohë që tre pjesëtarë të tjerë të familjes Çapja mbetën të plagosur.

Policia sqaron së është duke hetuar për hakmarrje të mundshme për shkak të konfliktit 10-vjeçar, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera pasi Beqiri ishte person me preçedentë penalë.

Ekspertë të Policisë së Shtetit kanë marrë provat nga vendngjarja, ndërkohë që po hetohet për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të vrasjes dhe identifikimin e autorëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img