06,02,2026

Votohet Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Must Read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin e dytë për transformimin e FSK’së në ushtri, raporton Gazeta Express.

Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është votuar sot në lexim të dytë nga 107 deputetë. Të gjitha votat kanë qenë pro, ndërsa asnjë deputet kundër.

Ky  projektligj sot është votuar me rekomandimet e Komisionit për Punë të Brendshme, pasi në tetor projektligjet për ushtrinë u votuan në lexim të parë.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë. /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img