09,02,2026

Vota për demarkacionin frenon dekretimin e ambasadores Lama

Must Read

Peng i Marrëveshjes së demarkacionit ka mbetur edhe dekretimi i dy ambasadorëve, të cilët tashmë kanë kaluar procedurat në Kuvend dhe vetëm presin nënshkrimin e presidentit Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës kanë thënë se Thaçi nuk po dëshiron ta dekretojë veçmas deputeten aktuale Alma Lama, e propozuar për ambasadore në Romë të Italisë. Është kërkuar që ajo të jetë në Kuvend për ta votuar edhe demarkacionin. I propozuari tjetër në pritje të dekretimit për ambasador në Suedi është Hajdin Abazi.
Megjithëse kishte dhënë një fjalim lamtumirës në seancën e 14 korrikut, Lama nuk e ka dorëzuar ende mandatin e deputetes. Këtë e ka konfirmuar të shtunën edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img