26,11,2025

Vlorë: Kapen me 22 kg kanabis, arrestohen 2 persona

Must Read
Kanabis, foto ilustrim

Sipas policisë këta shtetas, duke udhëtuar në aksin rrugor pranë fshatit Resulaj, në drejtim të Selenicës, me automjetin tip “Audi A-3” me targë: Vl 5011 C, në pronësi të shtetasit: Fatjon Zykaj, janë kapur në flagrancë në ndjekje nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në këtë automjet, është konstatuar një sasi me lëndë narkotike prej 19 kg e 400 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në bagazhin e këtij mjeti, mbështjellë me thasë prej thurje).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën 3-katëshe të shtetasit: Fatjon Zykaj, në fshatin Resulaj, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 820 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (fshehur në katin e 2-të të kësaj banese).

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit: Pajtim Basho, në bashkinë Selenicë, Shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 100 gr, të llojit “Cannabis sattiva” (futur në një çantë sportive dhe fshehur në një kuti kartoni).

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 22 kg e 320 gr, lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”, një automjet tip “Audi A-3” me targë: VL 5011 C dhe 3 aparate celularë.

 

The post Vlorë: Kapen me 22 kg kanabis, arrestohen 2 persona appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img