12,04,2024

Vjedhja e biçikletava kushton 50 milionë franga çdo vit

Must Read

Shumica e biçikletava janë të vjedhura nëpër qytete dhe zakonisht vikendeve. Hajnat janë aktivë veçanërisht gjatë verës.
40 mijë biçikleta janë vjedhur në vit në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Statistikave. Sipas kompanisë së Sigurimeve AXA Winterthur, janë rreth 45 për qind më shumë biçikleta të vjedhura në muajt qershor, korrik dhe gusht.

Sipas kompanive të sigurimeve, biçikletat e reja shpesh janë më të shtrenjta se modelet e mëparshme dhe për hajnat janë gjithashtu atraktive. AXA Winterthur thotë se rreth 50 milionë franga në vit është dëmi nga vjedhja e biçikletava.

Në qytetet dy herë më shumë biçikleta janë të vjedhura se sa në zonat rurale. Në 1000 familje janë siguruar jashtë qytetit vetëm 22 biçikleta të vjedhura.

Qyteti i Bazelit është treguar si një vatër e hajdutëve të biçikletave, por edhe në të gjitha qytetet e tjera të mëdha, të tilla si Berna, Cyrihu dhe Gjeneva, që janë në top qytetet ku vidhen më shumë biçikletat.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasja në Ferizaj, Agim Aliu: Të gjithë të tronditur, bashkëndiejmë me familjen e viktimës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur i tronditur pas ngjarje së rëndë që ndodhi pasditen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img